2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

OKB: 150,000 civilë kanë lënë Sirinë

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i civilëve sirianë, të cilët janë larguar nga luftimet në Siri, ka arritur në 150,000.

Zëdhënësi i Komisionarit të Lartë për Refugjatë, Adrian Eduards, ka thënë para gazetarëve në Gjenevë se shifra përfshin më shumë se 50,000 refugjatë të regjistruar në Turqi, ku, këtë javë, kanë arritur mbi 6,000 të tjerë.
Eduards ka thënë se mbi 46,000 refugjatë sirianë janë të regjistruar në Jordani, 37,000 në Liban dhe rreth 13,500 në Irak.
Luftimet e ashpra ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve që duan ndryshimin e regjimit kanë çuar në më shumë se 20,000 të vrarë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit