0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

OH HILAL shpërndanë ujë për refugjatët në Gjevgjeli

Më të lexuarat

Pas një informacioni se mijëra refugjatë janë tepër në nevojë për ujë të pijshëm dhe se po keqtrajtohen nga qytetarët duke ua shitur shishen me ujë me dhjetra euro, sot në “kampin” e refugjatëve në Gjevgjeli ka intervenuar OH HILAL e Bashkësisë Fetare Islame në RM duke dërguar 2 ton ujë.

Veç kësaj, duke komunikuar me refugjatët drejt për drejtë janë njohtuar me nevojat urgjente që i kanë, si në ushqim, qumësht për fëmijët, në materiale higjienike dhe në veshmbathje. Në vendtubimin e refugjatëve nga Sirija, Iraku e gjetiu, përfaqësuesit e OH HILAL u pritën nga përfaqësuesit e UNHCR-së dhe, në frymën e bashkëpunimit permanent në të tilla situata, kanë bërë bashkarisht shpërndarjen e këtij kontigjenti me ujë të pijshëm.

“Me të marrë informacionin se vëllezërit dhe motrat tona refugjatë në Gjevgjeli kanë nevojë imediate për ujë të pijshëm, ne si OH HILAL, pa më të voglën mëdyshje intervenuam duke e zhvilluar një aksion humanitar të atypëratyshëm, duke shpërndarë dy ton ujë të pijshëm. Me këtë akt ne po dëshmojmë se jemi të gatshëm në çdo momnent të përballemi edhe me situata të tilla të jashtëzakonshme, siç është fuksi kaq i madh i refugjatëve. Ditët në vazhdim do të zhvillojmë edhe sërë aksionesh humanitare me qëllim për ta zbutur sado pak nevojën e këtyre myslimanëve që po kalojnë situata golgotiane”, ka thënë veç të tjerash Mustafa ef. Dauti, kryetar i OH HILAL.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit