-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OEsD, kërkon shtyrjen e negociatave për pasaportat

Më të lexuarat

Përfaqësues të kompanisë austriake OEsD, kanë kërkuar sot zyrtarisht që negociatat për zgjedhjen e kontesteve të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike të shtyhen edhe për 15 ditë, meqenëse kanë nevojë të konsultohen me ekspertë të Bashkimit Evropian.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, nëpërmjet një komunikate për media.

“Komisioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vendosur që këtë kërkesë ta pranojë pjesërisht, sipas nenit 16.1, të kontratës për zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjeve dhe që negociatat të shtyhen edhe për 7 ditë, pra deri më 23 janar të këtij viti”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Njoftimi vjen në kohën kur në Kosovë po vazhdon procesi gjyqësor në të ashtuquajturën “aferën e pasaportave”. Policia e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit kishte arrestuar, kohë më parë, pronaren e firmës “Consulting EU Sh.p.”, me dyshimin se në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka keqpërdorur mbi 1. 4 milion euro, në procesin e pasaportave biometrike./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit