1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ocalan bën plan paqeje me Truqinë

Më të lexuarat

Zyrtarët turk kanë thënë se lideri i burgosur i rebelëve kurd, Abdullah Ocalan, ka hartuar një plan për paqe përmes të cilit luftëtarët e tij do të shpallnin armëpushimin në muajin mars, do të dorëzonin armët dhe do të nisnin tërheqjen nga Turqia prej muajit gusht.

Thuhet se Ocalan pret nga Turqia të lirojë qindra aktivistë kurd të burgosur dhe t’i mbroj të drejtat e kurdëve në Kushtetutën e re. Megjithatë, Plani i Ocalan-it nuk flet për autonominë e kurdëve.

Zëvendëskryeministri Bulent Arinc ka thënë të mërkurën se Ocalan-i e ka dërguar planin e tij të paqes tek udhëheqja e PKK-së, Paqja Pro-Kurde dhe Partia Demokratike (BDP).

Deputeti Nazmi Gur ka konfirmuar se BDP-ja ka pranuar një letër prej Ocalan-it ku është përpiluar “draft-propozimi për paqe”. Ocalan është në burg prej vitit 1999.

Afërsisht 40,000 njerëz ishin vrarë gjatë konfliktit ndërmjet PKK-së që kërkon autonomi dhe forcave turke të sigurisë./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit