-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

OBSH miraton vaksinën e Moderna-s kundër COVID-19

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kundër coronavirusit nga Moderna.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vaksina me teknologjinë mRNA nga prodhuesi amerikan, iu bashkohet listës së vaksinave të tjera të aprovuara nga OBSH-ja për përdorim emergjent, sikurse ato nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Miratime të ngjashme për vaksinat e Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka deklarua OBSH-ja.

Drita jeshile për vaksinën Moderna, e njoftuar të premten vonë, zgjati shumë muaj për shkak të vonesave me të cilat OBSH u përball me marrjen e të dhënave nga prodhuesi.

Shumë vende pa sistemet e tyre të avancuara rregullatore mjekësore mbështeten në listën e OBSH-së, për të vendosur nëse do t’i përdorin vaksinat. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit