1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OBSH klasifikon stresin në punë si sëmundje

Më të lexuarat

Stresi në punë u rendit në klasifikimin ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kjo listë, e hartuar nga OBSH-ja u bazua në përfundimet e ekspertëve të shëndetësisë në mbarë botën.

Ajo u miratua nga shtetet anëtare të OBSH-së, të cilët u mblodhën nga 20 deri më 28 maj në Gjenevë.

”Kjo është hera e parë që stresi në punë përfshihet në këtë renditje”, njoftoi sot për median një zëdhënës i OBSH-së, Tarik Jasareviç.

Klasifikimi i sëmundjeve të OBSH-së ofron një gjuhë të përbashkët në sajë të së cilës profesionistët në fushën e shëndetësisë mund të shkëmbejnë informacione shëndetësore kudo në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit