7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

OBRIE: Të ndalet terrori policor kundër shqiptarëve në Maqedoni

Më të lexuarat

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) reagon ndaj rifillimit të operacioneve policore maqedonase në venbanimet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Shtimi i prezencës së policisë dhe aparateve të dhunës në vendbanimet shqiptare po terrorizon banorët e këtyre rajoneve. Shtetërrethimi i pa shpallur i vendbanimeve shqiptare të Shkupit dhe Kumanovës është anti-demokratik dhe me prapavijë të rrezikshme. Duket sikur një plan i regjimit aktual për zbrazjen e këtyre trevave të banuara me shumicë shqiptare”, thuhet në reagimin e OBRIE.

Kjo organizatë kërkon të ndalet tmerri, terrori, dhuna, prezenca policore, maltretime dhe bastisjet në zonat shqiptare, dukuri që po përsëriten vazhdimisht që nga përfundimi i luftës së vitit 2001.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit