3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Obligimi i burrit ndaj gruas

Më të lexuarat

“Furnizimi ndaj gruas, është obligim në çdo gjendje, edhe nëse burri nuk ka mundësi ta bëjë këtë.

Ndërsa në lidhje me furnizimin ndaj nënës, nëse ai nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë nuk ka mëkat, por nëse ai është në gjendje ta furnizojë nënën e tij dhe nuk e bën këtë, atëherë është mëkatar. Në këtë rast, furnizimi ndaj prindërve nuk është i obligueshëm, edhe nëse ata kanë nevojë për të, përveç nëse ai ka mundësi që t’i furnizojë ata.

Si mund të kuptohet mundësia për t’i furnizuar prindërit e tij?

Nëse personi ka pasuri dhe me të mund ta furnizojë veten dhe bashkëshorten- gruaja ka përparësi në furnizim ndaj nënës, babait dhe fëmijëve.

Kështu sepse të furnizuarit e bashkëshortes, në të vërtetë është furnizim ndaj vetvetes.

E nëse ajo nuk furnizohet nga ai, atëherë mund të kërkojë shkurorëzim.

Pra, bashkëshortja ka përparësi në furnizim kundrejt babait dhe nënës, sepse furnizimi ndaj saj, në të vërtetë është furnizim ndaj vetvetes.

Transmeton imam Muslim dhe imam Ahmedi hadithin në të cilin i jepet përparësi në furnizim familjes (gruas) përpara të afërmve të tjerë.”

Shejkh Uthejmin rahimehullah.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit