Barack Obama është rizgjedhur President i SHBA-së pasi ka arritur të fitoj më shumë se 270 vota elektorale.
“Dua që ta dini se kjo nuk ishte fat e as aksident. Ju e keni bërë këtë të mundur. Do të kaloj pjesën tjetër të mandatit tim duke nderuar përkrahjen tuaj dhe të bëjë gjithçka që mundem për të përfunduar atë që nisëm.
Sot është dëshmia më e mirë se kurrë që përkundër vështirësive, amerikanët mund të kapërcejnë interesat e fuqishme”, ka thënë presidenti Obama menjëherë pas rizgjedhjes së tij. Kundër kandidati i tij, republikani Mitt Romney nuk është deklaruar ende për humbjen e tij. CNN ka raportuar menjëherë pas shpalljes së fitores së Obamas se Romney nuk do të pranoj humbjen, për shkak se kampi i tij insiston se ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Barack Obama është Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./koha/kohaislame