5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Obama ka kërcënuar Erdoganin lidhur me kontratat e armëve

Më të lexuarat

Milliyet, duke cituar burime kineze, shkruante se presidenti amerikan gjatë dy bisedave telefonike me kryeministrin turk, ka kërkuar që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit raketor të prodhuar nga Kina.
Televizioni shtetëror kinez CC Tv, njoftoi se Uashingtoni është tepër i shqetësuar nga kontrata e armatimit mes Pekinit dhe Ankarasë. Çështja e blerjes së sistemit raketor të prodhuar nga kompania kineze CPMIEC nga ana e Turqisë, është kthyer në një tension të rëndësishëm politik mes Uashingtonit dhe Ankarasë dhe ndaj kësaj çështje ka reaguar negativisht edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Javën e kaluar drejtori i Organizatës së industrisë së mbrojtjes së Turqisë, duke reaguar ndaj protestave të perëndimit ndaj blerjes së sistemit raketor kinez, tha: “Kina ka propozuar kushtet më të mira për shitjen e sistemit mbrojtës raketor Turqisë”. Murat Bajar shtoi: “Turqia në asnjë mënyrë nuk është e obliguar që këtë sistem ta blejë nga vendet anëtare të NATO-s”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit