13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Obama: Dhuna buron nga kultura jonë

Më të lexuarat

Në reagim ndaj sulmit me armë kundër një shkolle fillore në Amerikë, presidenti amerikan Barak Obama tha se për parandalimin e dhunës nuk është i mjaftueshëm vetëm ligji për kontrollin e armëve sepse kjo dhunë buron tek kultura e shoqërisë amerikane.
Për realizimin e këtij objektivi presidenti amerikan, Barack Obama ngarkoi zv. presidentin Joe Biden për hartimin e reformave të nevojshme në legjislacionin për armë-mbajtjen për të shmangur të tjera tragjedi si ajo e ndodhur të premten e kaluar në qytezën e Njutaunit. Obama tha se do të ngrihet një task force për reformën e caktuar dhe në krye të kësaj task force do të jetë pikërisht zv. presidenti Biden. “Duhet të ndërmarrim masat e duhura për të siguruar fëmijët tanë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të siguruar jetën e fëmijëve tanë, ndaj jam i sigurtë se brenda një muaji, Joe Biden do të përfundojë detyrën e tij me propozime konkrete”, tha Obama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit