2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Obama dënon komentet e Netanyahut për Palestinën

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka dënuar komentet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke pohuar se ai ka vështirësuar negociatat midis Izraelit dhe Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Një ditë para zgjedhjeve, kryeministri izraelit tha se nuk do të lejojë formimin e shtetit palestinez në qoftë se fiton. “Në lidhje me atë që ka thënë në prag të zgjedhjeve, do të jetë e vështirë që njerëzit seriozisht të besojnë se negociatat janë të mundura”, tha Obama në Huffington Post.
 
Megjithatë, dy ditë pas zgjedhjeve, Netanyahu ka thënë se dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme, paqësore për të dyja vendet. Pas bisedës së djeshme me Netanyahun dhe urimin për fitoren e tij, Obama komentoi: “Unë i bëra të ditur se ne vazhdojmë të besojmë në formimin e dy shteteve dhe se kjo është e vetmja mënyrë për të arritur sigurinë afatgjatë në Izrael, në qoftë se dëshiron të mbetet shteti hebre dhe demokratik”.
 
“Amerika vazhdimisht ka refuzuar njohjen e shtetit palestinez në Kombet e Bashkuara, por edhe administrata ka shprehur pakënaqësinë me zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. E morëm për fjale kur tha se nuk mund të ndodh krijimi i shtetit palestinez gjatë mandatit të tij. Prandaj duhet të shqyrtojmë opsione tjera për të siguruar që nuk do të shohim situata kaotike në rajon,” tha presidenti amerikan.
 
Obama gjithashtu dënoi komentet e Netanyahut gjatë ditës së zgjedhjeve që arabët në votime vinë “në kope” dhe tha se retorika e tillë është në kundërshtim me traditën e mirë të Izraelit.
 
Partia e kryeministrit Likud fitoi 30 nga 120 vende në parlament, ndërsa rivali i tij më i madh, Bashkimi sionist fitoi 24 vende. Obama tha se nuk mendon se fitorja e tij në zgjedhje, do të ketë ndikim të rëndësishëm në negociatat e Shtëpisë së Bardhë dhe Iranit rreth programit bërthamor të Iranit, për shkak se Izraeli tashmë ka treguar skepticizëm në këtë pikë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit