O ti që shkon në Xhami, ja çfarë thotë Allahu për xhamitë – Lexoje
Allahu e ngre lart pozitën e xhamive nëpërmjet atyre që falen në to, tregon cilësitë e tyre të lavdërueshme dhe shpërblimin e përgatitur për ta, Allahu tha: “(Ajo dritë) gjendet në shtëpitë e Allahut për të cilat Ai ka lejuar të ngrihen dhe të përmendet emri i Allahut në to. Aty i bëjnë madhërim në mëngjes dhe mbrëmje, burra që nuk i pengon shitblerja nga përmendja e Allahut, falja e namazit dhe dhënia e zekatit. Ata i frikësohen një dite në të cilën do rrotullohen (tronditen) zemrat dhe shikimet. Allahu do t’i shpërblejë me shpërblim më të mirë sesa ajo që kanë vepruar dhe do tu shtojë nga mirësia e Tij. Vërtetë Allahu e furnizon pa llogari atë që dëshiron” (Nur 36); dhe ka thënë: “Në të vërtetë gjallërimin e xhamive e bën ai që i ka besuar Allahut, ditës se fundit, e fal namazin, e jep zekatin dhe nuk i frikesohet askujt veç Allahut. Këta janë ata të udhëzuarit” (Teubeh 18); dhe ka thënë: “Thuaj:Zoti im ka urdhëruar për drejtësi, t’i kthehemi kibles për çdo namaz dhe lutjuni Atij me sinqeritet dhe përkushtim të fesë vetëm ndaj Tij. Ashtu siç e ka filluar krijimin tuaj do u rikthejë përsëri” (Araf 29) pra, i urdhëroi robërit të mbajnë drejtësi dhe t’i drejtohen kibles në çdo xhami që të jenë.