-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

O shamia, o ushtria! Rreshteres boshnjake i ndalet ëndrra në mes

Më të lexuarat

Dëshira e Emela Mujanoviç për të shërbyer si rreshtere e Forcave të Armatosura të Bosnjës u pre në mes për shkak se ajo ka vendosur të mbajë shaminë.

Për Emelën, shfaqja e bindjeve të saj fetare me shami nuk ka asnjë kundërthënie, ndërsa Ministria e Mbrojtjes pretendon se pikërisht ajo përbën një “shkelje të rëndë të disiplinës ushtarake”.

Një imam i cili shërben në ushtri, thotë se ky është një diskriminim i qartë ndaj të resë dhe thotë se ndalesa e shërbimit ushtarak del jashtë kontekstit të uniformës.

Në ushtrinë e Bosnjës shërbejnë 270 gra, të gjitha të regjistruara si muslimane. Në një intervistë për Al Jazeera-n, shumë prej tyre janë shprehur se nuk guxojnë të manifestojnë bindjen në formë të veshjes pikërisht për shkak të ndalesës që u bëhet në punë.

Në Bosnje, gratë me shami nuk janë të diskriminuara në sektorin publik, dhe njihet një ndër vendet më të shquara për harmoni ndër fetare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit