5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nxënësit e Gjakovës dhe Prizrenit mbajnë testin e maturës

Më të lexuarat

Sot nxënësit e rajonit të Gjakovës dhe Prizrenit do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës.

Pjesa e parë e këtij testi përbehet nga pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 53 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit