Në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një stërvitje ushtarake bashkë me 30 aleatët e tyre, Irani ka dërguar në rajon një nëndetëse prodhim rus.
Vazhdojnë të nxehen ujërat në Gjirin Persik
Në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një stërvitje ushtarake bashkë me 30 aleatët e tyre, Irani ka dërguar në rajon një nëndetëse prodhim rus.
Njoftohet se nëndetësja me emrin Tarik-1, prodhim rus dhe e pajisur me armatim të rëndë, i është bashkuar flotës iraniane Bandar Abbas në Gjirin Persik.
Mësohet se Irani ka 3 nëndetëse të prodhimit rus të pajisura këto me teknologji të lartë dhe armë të rënda.
Që nga viti 1992 e këtej Irani bën punime për përdorimin e prodhimeve vendase në industrinë e mbrojtjes. Në kuadër të këtyre punime Teherani ka arritur të ndërtojë 3 nëndetëse në përmasa më të vogla se nëndetëset ruse.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të frikësojnë regjimin e Teheranit, i cili kërcënon me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për transportin ndërkombëtar, duke organizuar një stërvitje të përbashkët detare dhe ajrore me aleatët e tyre në 23 shtator në Gjirin Persik.
Analistët ushtarakë thonë se Irani është i vendosur ta sfidojë Uashingtonin përballë kësaj manovre ushtarake duke përqendruar sa më shumë armë dhe ushtarë në Gjirin Persik.kohaislame