Më datën 20 prill 1964 kavanoza e parë e Nutella-s u vendos në raftet e një dyqani në Itali. Pesëdhjetë e pesë vite suksesi në mbarë botën, kremi i ëmbël i prodhuar nga fabrika Alba feston sot ditëlindjen.
Qarkullimi i Nutella-s në botë është rritur ndjeshëm, vetëm më 31 gusht 2018 arriti një qarkullim rekord të konsoliduar prej 10.7 miliard euro, me një rritje prej 2.1% krahasuar me vitin e kaluar, kur kishte një xhiro të konsoliduar prej 10.5 miliard euro.
Në krye të produkteve të shumta të kompanisë Alba, përveç Nutella-s është edhe Ferrero Rocher dhe linja Kinder, të nxitura nga tregjet e Gjermanisë, Francës, Italisë, Polonisë, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.