-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nusja i hodhi fostoksinë në lëngun e portokallit, i biri pëlot me dedikimin për nënën: Prej që vdiqe ti…

Më të lexuarat

E fton për vizitë vjehrrën dhe i hedh fostoksinë në lëngun e portokallit…

Edhe pse nuk jetonte me vjehrrën e saj, Marjana Cmeta kishte përgatiru gjithçka në detaje për të vrarë vjehrrën e saj, Lirien.

Problemet që kishin mes tyre e shtynë të renë të ndërmerrte aktin ekstrem, ta vriste duke i hedhur helm në lëngun e portokallit.

Dëshmia e Marjana Çmetës ka qenë tronditëse, një skenar i denjë për filma…

“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona nuk ishin të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre. Unë isha shumë e fiksuar vetëm te ajo.

Një dite vjehrra erdhi të blinte disa fidanë, pasi kishte shpërndarë qumështin. E pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim. I ofrova një lëng portokalli brenda së cilës kisha hedhur fostoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja në jetë fëmijën tim.

Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë, por zëri i saj sa vinte e rritej.
Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”. Kështu ka deklaruar Marjana, e dëshpëruar para Hoxhës së zonës, i cili gjithashtu është i arrestuar.

Marjana Çmeta, 21-vjeçare, nënë e një fëmijë 5 muajsh, ndodhet e arrestuar pasi ngjarja u zbulua pas një viti qe kishte ndodhur.

Bashkëshorti i saj, Olti Lami duket se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me mamanë e tij. Postimet e tij në rrjetin social “Facebook” i kushtohen vetëm asaj. Foto, kujtime, dhe një poezi plot dhimbje për mamanë e tij, të cilin ia helmoi nusja. I biri ka prekur zemrat me një dedikim të ndjerë për nënën, 2 muaj pasi ajo kishte ndërruar jetë të cilën po e sjellim më poshtë.

 

NËNË TI SHKOVE N’TJETËR BOTË
E KËTU MË LE MUA
MË SMUN TË DËGJOI NGA TI

FJALËN BIR TË DUA

TË MORRI ZOTI TY MOJ NËNË
E MË LA MUA PA TY
MËRZITEM SHUMË MOJ NËNË
QË MË S’MUND TË SHOH ME SY
SHPESH MENDOJ PËR TY NËNË
E KUJTOJ DITËT QË KALUAM BASHK
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
NË ZMËR MU FORMUA NJË BOSHLLËK
KUR AFROHEM TE VARRI YT
SYT MU MBUSHEN PLOT ME LOT
NËNË TI MË LE MUA
DHE SHKOVE NË TJETËR BOT
TË GJITHË MË SHIKOJNË MOJ NËNË
NDOSHTA JU DHIMBSEM UNË
OJ NËNË TË GJITH E KANË DITUR
SE TË KAM DASHUR SHUMË
KUR FLE NATËN NËNË
UNË VETËM PËR TY MENDOJ
DO TË DOJA TË KEM PRANË
DHE FYTYRËN TËNDE TA LEDHATOJ
JAM PISHMAN MOJ NËNË
SE NUK TA DITA VLERËN
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
VDEKJA YTE NA MBYLLI DERËN
ASKUSH MOJ NËNË
MË TEK NE NUK VIE
QË PREJ ASAJ DITE
KUR U LARGOVE PREJ KËSAJ SHTËPIE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit