Kryeqyteti i Kazakistanit, Astana, tashmë zyrtarisht do të quhet Nursultan pasi presidenti i ri i vendit Kassim Jomart Tokayev ka dekretuar ligjin i cili parasheh riemërimin e qytetit në nder të ish-presidentit Nursultan Nazarbayev.
Sipas një njoftimi të presidencës, Tokayev tashmë i ka dhënë dritë jeshile ligjit i cili tri ditë më parë u miratua nga parlamenti.
Projektligji për ndryshimin e emrit u propozua menjëherë pas dorëheqjes së presidentit të deritanishëm Nursultan Nazarbayev më 19 mars nga ana e Tokayev, i cili, para se të bëhet president, shërbente si kryetar i senatit./AA