Profesori i historisë Nuri Bexheti, në “Debat D” në RTV Dukagjini ka treguar se në cilat raste do të përdoret vetëm gjuha maqedonase.
Sipas tij, në ushtri, sistemin e sigurisë apo shërbimet sekrete dhe raportet diplomatike do të përdoret vetëm gjuha maqedonase dhe asnjë gjuhë tjetër.
“Në ushtri e cila ka një gjuhë komanduese do të përdoret gjuha maqedonase, në sistemin i sigurisë apo shërbimeve të cilat nuk pranojnë shumë letra dhe raportet diplomatike që do të vijnë nga jashtë do të vijnë në gjuhën maqedonase”, ka thënë Bexheti.
Mirëpo sipas tij, çështja serioze qëndron aty ku shqiptarët janë më pak se 20 për qind, dhe kjo sipas tij është një betejë.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2022298977796847/