0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Numri i refugjatëve sirian jashtë vendit arrinë në 1 milion

Më të lexuarat

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara mbi Refugjatët, numri i sirianëve që kanë braktisur atdheun e tyre të shkatrruar nga lufta që nga fillimi konflikit 2 vite më parë, ka arritur në 1 milion.

Antonio Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), në një deklaratë të mërkurën tha se rreth gjysma e refugjatëve janë fëmijë. Me miliona të tjerë të zhvendosur brenda Sirisë, Guterres paralajmëroi se vendi po “shkon drejt një katastrofe në shkallë të plotë”.

Guterres tha se “kapaciteti humanitar ndërkombëtar është rrezikshmërisht i tendosur. Kjo tragjedi duhet të ndalet”. UNHCR ka paralajmëruar se prania e refugjatëve po i zvoglon në mënyrë të dukshme rezervat e vendeve strehuese.

Shumica e tyre kanë ikur në Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt. Sipas OKB-së, rreth 70 mijë njerëz janë vrarë në kryengritjen kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit