0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Numri dy i OKB, urgjent në Maqedoni për Kumanovën

Më të lexuarat

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Ivan Simonoviç, do të mbërrijë sot për vizitë dyditëshe në Maqedoni.
 
Në kuadër të kësaj vizite do të jenë edhe përfaqësues të Departamentit të OKB-së për çështje dhe se vizita po realizohet pas tensioneve të fundit politike dhe të sigurisë, njofton gazetari i ‘Presheva jone’ në Gjenevë, Nefail Maliqi.
 
Njeriu i dytë i OKB-së do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë shtetëror, organet hetimore dhe të drejtësisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe takime të tjera, për t`u njohur me detaje rreth krizës politike dhe situatës së sigurisë, pas ngjarjes së dhunshme në Kumanovë.
 
Ivan Simonoviç, 55 vjeç është një diplomat dhe politikan kroat, i cili kishte kryer disa funksione në Qeverinë kroate, duke qenë ministër i drejtësisë,  ndërsa  funksionin  si Ndihmës të Sekretarit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut e mori më 17 korrik 2010.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit