2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuland merr garanci për themelimin e Speciales, larg syrit të mediave

Më të lexuarat

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, u ka bërë me dije liderëve të institucioneve të Kosovës, që për të ecur përpara duhet të themelohet Gjykata Speciale. Ajo në takime të ndara, me presidenten, kreun e Kuvendit, me kryeministrin dhe zëvendësin e tij, ka marrë mbështetje nga ta për themelimin e Dhomave të Specializuara, raporton KTV.
 
Themelimi i Gjykatës Speciale, ka qenë temë diskutimi e takimeve që ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, që ka pasur me liderët kosovarë. Këto takime, Nouland i ka kryer larg mediave.
 
Nouland ka thënë se Shteti i Kosovës dhe lidershipi duhet të tregojnë mençuri për të mbyllur edhe këtë kapitull për Kosovës. Ajo theksoi se është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi të ecë përpara.
 
Ndërkaq, pas takimit me Nuland, presidentja Jahjaga, foli për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe të rendit dhe krijimin e Gjykatës Speciale.
 
Jahjaga theksoi se institucionet e vendit dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti në përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe se pret që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe për të shmangur që një hap i tillë të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, thuhet në njoftim.
 
Nuland po ashtu ka takuar edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi. Ajo ka shprehur vlerësimet e Qeverisë amerikane për rolin shumë pozitiv dhe rezultativ që është duke dhënë shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjive të tij.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit