1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nuk vij në Xhami sepse pantollonat i kam të hekurosura – TREGIM

Më të lexuarat

Një besimtar e ftonte një mik të tijin të shkojë me të në xhami. Ishte e premte dhe thërriste ezani i xhumasë.

“Eja të shkojmë në xhami, është ditë e premte, duhet ta falim xhumanë.” – i tha ai.

“Ti e di se unë nuk shkoj në xhami.” – iu përgjigj miku.

“E di, por vërtet më intereson arsyeja?”

“Nuk e di” – ia ktheu ai. ”Mbase, mund të ketë ndikuar rrethi paksa, por gjithsesi unë ruhem që pantallonat e hekurosur të mos më prishen me rastin e përkuljeve në namaz.”

Besimtari, duke buzëqeshur tha: “Po bën shaka! Vërtet për këtë nuk shkon në xhami?!”

“E kam shumë sinqerisht.” – iu përgjigj miku.

“Ti e di se unë kujdesem shumë për veshjen time dhe se shumë e pëlqej ngjyrën e gjelbër.”

Vërtet, ai njeri ishte shumë pedant dhe gjithnjë vishte rroba të gjelbra dhe të hekurosura mirë.

I thashë: “Mirë, por a ke qenë ndonjëherë në xhami?”

“Kur isha i vogël shkoja ndonjëherë me gjyshin, por atëherë nuk mendoja për pantallonat, e tash nuk besoj se do të kisha shkuar.”

Besimtari u zhgënjye nga kjo që dëgjoi dhe u bë pishman që filloi këtë bisedë.

Dy muaj më vonë, besimtari dëgjoi se miku i tij, megjithatë, kishte shkuar në xhami, andaj shkoi menjëherë atje. Vërtet, miku ishte në xhami, para të gjithë safave të renditur dhe edhe këtë herë kishte një petk të gjelbër.

Besimtari iu afrua ngadalë dhe me zë të ulët i tha: “Më ke thënë se nuk do të hysh në xhami?!”

Mirëpo, miku i tij nuk u përgjigj, ngaqë ishte i shtrirë në tabut dhe i mbuluar me një pëlhurë të gjelbër, i përgatitur për t’ia falur xhenazen…/Shembulli/

 

Përktheu: Arsim SYLA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit