Prifti katolik Wendelin Bucheli nga lokaliteti Bürglen (Kanton Uri) i bërë i njohur për faktin se ka bërë bekimin e kurorëzimit të një çifti lesbikesh, nuk pranon të japë dorëheqje nga puna e tij. Edhe pse Ipeshkvia e Chur-it, në juridiksionin e të cilës bie prifti në fjalë, ia ka kërkuar atij demisionimin (dorëheqjen), Bucheli e ka mbajtur në mënyrë të rregullt edhe meshën e sotme të së dielës.
Me atë rast ai ka përsëritur se nuk do ta bëjë dorëheqjen e kërkuar nga ai, ndërsa besimtarët e kanë pritur me ovacione deklarimin e tij.
Kurorëzimi i çiftt lesbik është në kundërshtim me të drejtën e kishës, kanë thënë si ipeshkvi i Chur-it ashtu edhe ai i Lozanës, Gjenevës dhe Friburgut. Ndërsa ipeshkvi i Chur-it, që është kompetent për kishën e Bürglenit, Vitus Huonder ka ritheksuar se pret dorëheqjen e priftit në fjalë./albinfo