0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nuk po mund të mbes shtatzënë!

Më të lexuarat

Pyetje:

Jam e martuar qe tetë muaj, por nuk po mbes shtatzënë edhe sa herë që kam marrëdhenie mendoj vetëm si të mbes shtatzënë, nuk mendoj të kënaqem. E kur po më vijnë menstruacionet shumë po mërzitem.
I lutem Allahut të mbes shtatzënë se është dëshira ime më e madhja në jetë. 

***

Përgjigje:

Alejkum selam. Motër Allahu të furnizoftë me fëmijë të ndershëm ashtu siç keni dëshirë. Duhet te bëni ndonjë kontroll te mjeku dhe të merrni ndonjë këshill prej tij, dhe të lexoni diçka rreth shtatzënisë, pastaj të bëni dua me sinqeritet se Allahu dëgjon çdo gjë,dhe bëni durim se Allahu e din kur është më mirë për ju të keni  fëmijë, por ju vazhdoni t’i merrni shkaqet që janë te lejuara, pra duke iu larguar shkuarjes tek falltor apo “hoxhallarë “ të ndryshëm.

Allahu ju furnizoftë me fëmijë!

Bedri Robaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit