-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nuk lirohen për Bajram të akuzuarit për terrorizëm

Më të lexuarat

Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatëve të të akuzuarve të rastit “Badovci” që të lirohen nga paraburgimi për festën e Bajramit.

 

Gjatë seancës së djeshme, mbrojtja e të akuzuarve Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi kërkoi nga Gjykata lirimin e klientëve të tyre nga paraburgimi, meqë ata po mbahen që dy vjet në paraburgim dhe pasi që jemi në prag të festës së Bajramit.

Avokatët propozuan që paraburgimi t’u zëvendësohet me ndonjë masë më të butë të sigurisë, sikur arresti shtëpiak.

Këto propozime u refuzuan nga trupi gjykues.

Ndryshe, gjatë seancës së djeshme prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka dhënë fjalën e saj përfundimtare në këtë rast.

Ndërsa, për shkak se prokurorja kishte ndryshuar gjatë seancës së djeshme kualifikimin juridik të veprave penale, avokatët kërkuan kohë shtesë për t’u përgatitur fjalën e tyre përfundimtare, gjë që u aprovua nga trupi gjykues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit