0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nuk ka më të dashur se nëna.

Më të lexuarat

Para shumë kohësh një nga vezirët e Padishahut i cili e dinte se padishahu nuk ia prish kurrë i shpreh një kërkesë: I nderuar padishah unë kam dy gra pre të dyjave kam nga tre fëmijë dua të mësoj se cila prej tyre është më e mëshirshme për fëmijët e sajë. E sipas kësaj do ndaj trashëgimin e pasurisë. Për këtë a mund ti provoni ju sipas metodës tuaj?

Padishahu nga që e donte vezirin nuk ia prishi dhe pas një kohe të shkurtër thërret njëren nga gratë e vezirit e i thotë: E nderuar veziri im pra burri yt ka nxjerrë nga trutë (shërbëtorja ka rënë në dashuri me të) njëren nga shërbëtoret e mia. Dënimi i kësaj është me vdekje por nga që e dua atë them nëse ti e fal do ta internoj në një vend tjetër bashkë me të dashurën pra me shërbëtoren.

Gruaja e nevrikosur dhe e gëzuar i ndriçojnë sytë dhe thotë jo më mirë vriteni pra vareni atë nuk dua që ta shoh duke dashur njeri, nuk dua të jetë as me mua e as me njeri tjetër. Litarin e varjes ma lini mua ta tërheq.

Pastaj padishahi thirri gruan tjetër të vezirit dhe i bëri të njëjtën pyetje.

Ajo i përgjigjet: Aman padishah unë mund të qëndoj pa burrë nuk ka problem por fëmijët nuk mund të qëndrojnë pa baba. Më mirë internojeni në mënyrë që fëmijët të rriten me shpresë se do e shohin përsëri babain e tyre një ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit