-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nuk ka gurë që nuk do të kishte qarë

Më të lexuarat

Një djalosh i ri shkoi tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe iu ankua se babai i tij e vjedh. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kërkoi që prindi i tij të vij tek ai. Kur plaku arriti duke u mbajtur me shkop në dorë, i Dërguari i Zotit i tregoi për ankesën e djalit. Plaku i tha:

“Kur isha i ri dhe i fortë, ndërsa ai ishte i dobët, kur isha i pasur e ai i varfër, unë i dhashë çdo gjë atij. Ndërsa tani unë jam i dobët e a i fortë, unë nuk kam asgjë, ai ka çdo gjë dhe përsëri është koprrac ndaj meje!”

Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s tha:

“Nuk asnjë kodër dhe asnjë gurë, nuk ka asnjë zemër njerëzore që nuk do të qante kur ta dëgjonte këtë.”

Iu kthye djaloshit dhe i tha:

Shko! Edhe ti edhe pasuria jote jeni të babës!

Përshtati: Arsim Dauti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit