3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nuk ka evidenca për dëmet e luftës

Më të lexuarat

Ndonëse kanë kaluar 13 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet saktësisht se sa janë dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia, para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1998 dhe 1999, përveç vrasjeve, dhunimeve, shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve dhe maltretimeve në forma të ndryshme, regjimi serb shkatërroi në masë të madhe edhe pronat e shqiptarëve. Ndër zonat më të shkatërruara gjatë luftës konsiderohen zona e Drenicës, Dukagjinit, por edhe zonat tjera në mbarë vendin.
Shqiptarët e kthyer në shtëpitë e tyre pas përfundimit të luftës nuk u morën me vlerësimin e dëmeve, por pas shumë vitesh, disa prej tyre vendosën të kërkojnë kompensimin e tyre. Njëri ndër ta është Brahim Gjaka nga fshati Oshlan i komunës së Vushtrrisë, i cili në vitin 2010 ka bërë kërkesë-padi për dëmshpërblim.

“Kërkesën që e kam bërë për dëmshpërblim, për tri shtëpi, për bagëti, traktor, objektet tjera jashtë banimit, si stalla, e kam përfshirë edhe pjesën e ushqimit të shtazëve, pastaj drithërat, grurin, misrin, elbin, tërshërën, e kam futur edhe vjedhjen dhe plaçkitjen që e kanë kryer serbët gjatë vitit 1998 dhe ’99. atë vlerë që unë e kam paraqitë ka qenë rreth 350 mijë euro”, tha Gjaka.

Me qëllim të adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, në vitin 2008 është themeluar shoqata “Ngritja e zërit” me seli në Skenderaj, e përbërë nga avokatë dhe juristë profesionistë. Kjo shoqatë, pavarësisht vështirësive materiale dhe mungesës së fondeve, ka arritur të hartojë shumë padi për qytetarë të 12 komunave, tërësisht falas, thotë përfaqësuesi i shoqatës, Jahir Bejta.

“Ne kemi hartuar 800 padi, dhe të njëjtat i kemi dërguar në gjykatat komunale, varësisht qytetari cilës komunë i përket. Shumica e padive janë nga territori i komunës së Skenderajt, por edhe komunat tjera, 12 sosh. Paditë e para i kemi dorëzuar nëpër gjykata në muajin mars 2012 dhe prej atëherë deri më tani nuk ka asnjë përgjigje të mirëfillta, me prova relevante, shumica janë të komunës së Skenderajt, por ka edhe të 12 komunave tjera”, thotë Bejta.

Sipas Bejtës në aplikacion kanë paraparë të pasqyrohen humbjet, qoftë në aspektin human, si vrasjet, dhunimet, burgosjet etj, po ashtu edhe në atë material, dëmtimin e shtëpive, fondeve bujqësore etj.
Ndërkohë, grupi i ekspertëve “E15” ditë më parë ka kërkuar nga institucionet vendore që gjatë bisedimeve me autoritetet e Serbisë, të angazhohen edhe për zgjidhjen e këtij problemi, duke thënë se sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, kompensimi i dëmeve është një e drejtë e patjetërsueshme. Dëmet materiale vlerësohen në miliarda euro, si ndaj sektorit privat, po ashtu edhe ndaj atij publik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit