0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

NUK I SHITA PRONAT NE VERI!

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka mohuar zërat se i ka shitur pronat e tij në pjesën veriore.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Rrustemi përmes një shkrimi autorial në gazetën “Zëri”, e ka kritikuar Kastratin me pretendimin se i ka shitur të dyja pronat që i kishte pasur në veri të vendit.

I pyetur për këtë çështje, Kastrati është përgjigjur më injorance duke thënë se e ka lexuar shkrimin e Rrustemit,  por se në të nuk ka asgjë të vërtetë. Të gjitha që i ka thënë Rrustemi, sipas Kastratit janë shpifje edhe pse nuk ka treguar se a ka pasur dhe se çfarë ka ndodhur me pronat e tij në pjesën veriore.

Megjithatë, Rrustemi ka thënë për “Klan Kosovën”, se i di edhe me adresë pronat e shitura nga Avni Kastrati. Avni Kastrati dikur ka jetuar vetë në pjesën veriore, për dallim prej asaj kohe tash ai me familjen e tij, jeton në jug të lumit Ibër.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit