4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

NUK I BINDEN AKP-SË

Më të lexuarat

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk e ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” në Zveçan, për shitje të mbeturinave industriale dhe koncentratit minerar. Arsyeja për refuzimin e kësaj kërkese ka qenë mosbashkëpunimi i duhur i drejtuesve serbë të kësaj ndërmarrjeje me AKP-në.

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, sipas kushteve të AKP-së, është dashur që zyrtarë të kësaj agjencie t’i ftonte në përbërje të komisionit për vlerësimin e ofertave nga procedura tenderuese për shitje të koncentratit. Zyrtarët e menaxhmentit verior të “Trepçës” kanë injoruar AKP-në, ndërsa kanë shpallur procedurat tenderuese dhe krye në vete kanë zgjedhur fitues të tenderit kompaninë “Trafigura Beheer“ me përfaqësi në Zvicër.

Zyrtarë të afërt me proceset që lidhen me “Trepçën” i kanë thënë Kohës Ditore se Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk po mund të shtrijë kontroll të plotë mbi menaxhmentin verior të ndërmarrjes. Sipas informacioneve që posedon gazeta, nga ky menaxhment nuk ka raporte të definuara mirë se cilat janë shpenzimet dhe as sa janë të hyrat reale të kësaj pjese të ndërmarrjes. Po ashtu, nuk dihen as arsyet e sakta të shpenzimit të mjeteve financiare. Sipas zyrtarëve që kanë folur për gazetën nën kushte të anonimitetit, ndërhyrjet politike në menaxhementin verior diktojnë edhe orientimin e vetë ndërmarrjes në atë pjesë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit