5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

“Nuk është çështje diskutimi anëtarësia e Turqisë në NATO”

Më të lexuarat

“Turqia duhet të jetë plotësisht e pranishme në vendimet e bazuara për konsensus të Aleancës. Nuk është çështje diskutimi anëtarësia e Turqisë në NATO.”

NATO ka deklaruar se nuk është çështje diskutimi anëtarësia e Turqisë në Aleancë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga NATO theksohet se Aleanca ka theksuar pozicionin e saj në lidhje me qëndrimin e NATO-s kundër tentativës për puç në Turqi dhe në lidhje me lajmet spekulative në shtyp për anëtarësinë e Turqisë në NATO.

Në deklaratën ku vihet në dukje se Turqia është një aleat me vlerë e cila ofron kontribute të rëndësishme ndaj përpjekjeve të përbashkëta të NATO-s thuhet se “Të ballafaquar me problemin më të madh të sigurisë në një mënyrë të paparë prej brezash Turqia duhet të jetë plotësisht e pranishme në vendimet e bazuara për konsensus të Aleancës. Nuk është çështje diskutimi anëtarësia e Turqisë në NATO”.

Ndër të tjera në deklaratën ku theksohet se Aleanca është e formuar mbi parimet e mbrojtjes kolektive dhe demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit thuhet gjithashtu se “NATO i beson vazhdimisht kontributeve të Turqisë dhe Turqia mund ti besojë solidarizimit dhe mbështetjes së NATO-s.”

Gjithashtu në deklaratë është rikujtuar se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg natën e tentativës së puçit dhe më pas ka kryer bisedime me Presidentin Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, duke ripërsëritur se e dënojnë tentativën e puçit dhe duke konfirmuar mbështetjen për institucionet demokratike të Turqisë.

Më tej theksohet se sekretari i përgjithshëm ka theksuar mbështetjen ndaj qeverisë së Turqisë dhe në të njëjtën kohë ka shprehur respektin për trimërinë e popullit turk si dhe ka shprehur ngushëllimet për ata që kanë humbur jetën gjatë tentativës së puçit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit