3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nuk do të ndodhë Kiameti përpara se të shfaqen tridhjetë mashtrues dhe gënjeshtarë

Më të lexuarat

Ka thënë profeti Muhamed alejhi selam:

“ Nuk do të ndodhë Kiameti përpara se të shfaqen afërsisht tridhjetë mashtrues dhe gënjeshtarë, secili prej tyre pretendon se është profet.”
Muslimi

Kjo shenjë ka ndodhur, siç paralajmëroi për të Profeti alejhi selam. Që në kohën e tij do të shfaqeshin gënjeshtarë dhe sharlatanë të tillë të cilët vazhdojnë të shfaqen edhe sot e kësaj dite, derisa të dalë i fundit prej tyre Dexhali.

Nga ata gënjeshtarë të cilët pretenduan profetësinë janë:

1. El-Esued El-Ansij, në Jemen.

2. Tulejhatu bin Huejlid El-Esedij, i cili më pas do të rikthehej në Islam duke demaskuar hapur në formë autokritike gabimin dhe mashtrimin e tij.

3. Musejleme El-Kedhab.

4. Sexhah bintu El-Harith Et-Teglibije, nga arabet e krishtera dhe do të pretendonte profetësinë, pas vdekjes së profetit Muhamed alejhi selam, por më pas do të bëhej muslimane duke i bërë autokritikë publike vetes për gënjeshtrën dhe mashtrimin e saj.

5. Mirza, djali i Ahmed El-Kadjanit, i cili u shfaq para një shekulli në Indi, etj.

Këto janë disa prej gënjeshtarëve më të mëdhenj që pretendojnë profetësinë, sepse në realitet ata janë shumë dhe numri që përmendi Profeti alejhi selam në hadithin e tij nuk ka për qëllim përkufizimin e tyre në atë numër, por ata profetë të rremë që patën pauses dhe humbën masa të mëdha njerëzish.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit