-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nuk do të ma prishin miqësinë me familjen Rugova

Më të lexuarat

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka folur në kuvend ku ka shpreh edhe një herë mendimin e tij për familjen Rugova dhe se u ka bërë dije siç thotë ai, shumë deputetëve që ju ka penguar kjo miqësi.
“Unë dola me dy qëllime. Asnjëherë kurrë s’do të ma lëkund kurrë mendimin tim politik dhe kurrë s’do të ma prish kush miqësinë time me familjen e tij. Kurrë s’do të ma prish miqësinë me Familjen Rugova”, ka thënë Haliti.
Haliti e ka shfrytëzuar Kuvendin e Kosovës, ku ka folur edhe për akuzat e disa deputetëve, siç thekson ai, që Halitin e kanë akuzuar për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ali Ukës, Ilir Konushefcit.
“Kërkoj që për akuzat që më janë bërë për këto vrasje dhe po ashtu kërkoj nga Prokuroria e Shqipërisë dhe Prokuroria e EULEX-it dhe Kosovës që të bëjnë hetimin për këto çështje dhe të zbardhen sa më shpejt rastet”, ka theksuar Haliti./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit