-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nuk do të hyj në xhehenem ai, tek i cili gjendet këto tre gjëra

Më të lexuarat

Transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka premtuar se nuk do të hyj në xhehenem ai që i vepron këto tre vepra:

1. Përkushtimi në faljen e namazit në kohën e tij, posaçërisht namazi i sabahut dhe iqindisë

Transmetohet nga Ebu Bekr in Umare in Ruejbe, nga babai i tij se ka thënë: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahun s.a.v.s të thoshte: “Në xhehenem nuk do të hyj ai i cili fal namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, pra kush e fal sabahun dhe qindin. (Muslimi dhe Ahmedi).

Pra fjalët para lindjes dhe para perëndimit të diellit tregojnë në kryerjen e përhershme të faljes së namazit sidomos në kohën e tij.

2. Hapat në rrugën e Zotit

Ai cili pluhuros (lodh) këmbët e tij në rrugën e Allahut, qoftë në ibadet apo xhihad (përpjekje në rrugën e Zotit). Transmetohet se Aabyeh bin Rifa’ah se ka thënë: Isha duke shkuar në xhuma dhe më takoi Ebu Abes e më tha: “Në xhehenem nuk do të hyj ai të cilit i pluhurosen këmbët gjatë hapërimit në rrugën e Zotit. (Buhari).

3. Përkushtimi në faljen e katër reqateve para dhe pas drekës

Transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë: “Në xhehenem nuk do të hyjë ai cili rregullisht fal katër reqate para dhe katër reqate pas namazit të drekës.” (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

Burimi: akos.ba

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit