4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuk di ndonjë vepër që të afrojë me shumë te Allahu se sa respektimi i nënës.

Më të lexuarat

Muavije bin Hejda ka thënë:
“E kam pyetur Pejgamberin e Allahut se kujt duhet t’i bëj mirësjellje?” Ai më tha:
‘Nënës tënde.’ E pyeta: ‘Pastaj?’Ai u përgjigj:’Nënës tënde.’Përsëri e pyeta: Pas kësaj?’Ai ma ktheu:’Nënës tënde.’I thashë:Po pas kësaj kujt duhet t’i bëjë mirësjellje?’ Ai më tha: ‘Babait tënd dhe pastaj familjarëve më të afërmve më pas më të afërmve të tjerë.”(hasen)

‘Ata bin Jasiri ka thënë: “Erdhi një njeri te Ibn Abasi dhe i tha:
‘I kërkova një gruaje që të martohet me mua, por ajo refuzoi. Një burrë tjetër e kërkoi atë dhe ajo u pajtua. Unë u bëra xheloz dhe e mbyta atë. A ka ndonjë rrugë pendimi për mua?’Ai e pyeti:’A e ke nënën gjallë?Njeriu u përgjigj:’]o٠’Ibn Abasi i tha: ‘Pendohu te Allahu i Plotfuqishëni dhe mundohu t’i afrohesh Atij sa më shumë që të mundesh.’

‘Ata kishte thënë:
‘Shkova dhe e pyeta Ibn Abasin:’Pse e pyete atë se a e ka nënën gjallë?’Ai ma ktheu:’Nuk di ndonjë vepër që mundet me shumë të të afrojë te Allahu sesa (dëgjueshmëria) respektimi i nënës/”(sahih)

Tema e dyte.Shkeputur nga libri”Morali i Larte” Edabul Mufred
Autor Imam Buhariu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit