0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuk bëri fushatë, nuk dha premtime dhe fitoi

Më të lexuarat

Kandidati i pavarur Rufki Suma i ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit në rundin e parë. Fitoren pa balotazh të Sumës e ka konfirmuar edhe kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi.

“Sipas rezultateve të siguruara nga vëzhguesit tanë, Rufki Suma ka fituar pa balotazh”, ka thënë Ballazhi për Kohën Ditore.

Në këtë rrafsh, Mallzum Qajani, anëtar i Shtabit zgjedhor të Sumës, ka thënë se kryetari aktual i Komunës ka fituar me epërsi të theksuar ndaj 2 kundërkandidatëve të tij.

“Për Rufki Sumën kanë votuar 55% e qytetarëve që i kanë hedhur votat në kutitë e votimeve, për Mehmet Ballazhin (PDK) 39%, ndërsa për Zylbehar Hasallarin (LDK) 6%”, ka thënë Qajani.

Ndërkaq, i rikonfirmuari Suma fitoren e tij e ka cilësuar fitore të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

“Edhe një mandat në krye të Komunës për mua nuk është privilegj, por obligim shtesë”,ka deklaruar Suma.

Ai nuk ka harruar të falënderojë AAK-në dhe VV-në, të cilët e kanë mbështetur me vota kandidaturën e tij.

“Do të doja të falënderoj publikisht edhe rivalin tim, Mehmet Ballazhi, i cili më ka marrë në telefon për të ma uruar fitoren”, ka thënë Suma.

Të dielën në Han të Elezit kanë votuar 5 352 veta ose 62.96% e qytetarëve me të drejtë vote, në një proces të vlerësuar të rregullt edhe nga vëzhguesit e pavarur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit