3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Noted, një aplikacion i mirë për të marrë shënime në iPhone

Më të lexuarat

Me aplikacionet si Evernote, Simplenote dhe Drafts të cilat tashmë kanë zënë disa pozita mjaft të rëndësishme në pajisjet e përdoruesve, cilado hyrje e re në këtë hapësirë të zënë në fakt e ka të kufizuar punën madje përpara se të fillojë.

Por agjencia për zhvillim me bazë në Denver, Tack së fundi është futur në garë me Noted, që është një aplikacion i bukur, i bazuar në gjeste, për iPhone.

Si punon ky aplikacion?

Noted është mjaft i thjeshtë. Nuk është “vrasës” i Evernote, të cilën gjë edhe nuk synon që ta arrijë. Tërhiqni gishtin poshtë në ekran për të krijuar një shënim të ri dhe zgjidhni ngjyrën që doni, me të cilën doni ta keni të ngjyrosur kartën tuaj me tekst.

Me shumë shënime, ju thjesht e tërhiqni anash gishtin për të përdorur pjesë të ndryshme, ose “pickojeni” ekranin për t’i shikuar të gjitha shënimet së bashku.

Nëse doni ta fshini një shënim, tërhiqni dy gishtërinjtë majtas dhe do të zhduket ai shënim.

Ju po ashtu mund të shpërndani shënime të caktuara me e-mail, SMS ose Twitter, ose ta kopjoni përmbajtjen për ta përdorur atë në ndonjë aplikacion tjetër.

Nëse jeni duke shikuar për një aplikacion të vogël e të thjeshtë që i kushton shumë rëndësi dizajnit dhe përdorimit, është e sigurt që ia vlen të përdoret. Noted është në dispozicion për shkarkim pa pagesë. Ndërkohë, ju mund të lexoni më tepër rreth historisë së aplikacionit dhe procesit të dizajnimit në postimin e bërë në blogun e Tack. (PCWorld Albanian)/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit