-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Norvegji, shqetësime ngase muslimanët po përhapen me të madhe

Më të lexuarat

“Norvegjia është në luftë, dhe në rrugën drejt Ballkanizimit”, ka deklaruar Tore Tvedt, themeluesi i Lëvizjes Neonaciste Vigrid në Norvegji.

Ai ka shprehur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor kundër terroristit norvegjez ultraracist Anders Breivik, i cili vitin e kaluar vrau 77 veta, shumica të mitur, pas aktivizimit të një ombe në afërsi të Qeverisë në Oslo dhe në masakrën e kryer në ishullin Utoeya.

Kjo Lëvizje dhe një lëvizje tjetër “Stop Islamizimit të Norvegjisë” kanë shprehur shqetësime për islamizimin dhe ballkanizmin e shtetit të tyre, nga numri i madh i emigrantëve të huaj, që përmes ligjeve liberale po arrijnë të integrohen dhe zhvillohen si komunitete në shtetin e Norvegjisë.

Por, drejtuesit e këtyre organizatave kanë theksuar se janë kundër masakrës së kryer nga Breivik, ndërsa ata kanë zgjedhur format e protestës për të shprehur revoltën e tyre për praninë e shtuar të emigrantëve të integruar të huaj. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit