Një studiues në Departamentin e Studimeve të Kulturës dhe Gjuhës Orientale të Universitetit të Oslos, ka bërë të ditur se në vitet e fundit numri i të konvertuarve në islam në Norvegji është rritur në të paktën 3.000.
Gazeta norvegjeze Verdens Gang raportoi se numri i norvegjezëve që zgjedhin të bëhen muslimanë që nga vitet e 90-ta është rritur.
Raporti thotë se numri i norvegjezëve të konvertuar në islam në vend gjatë viteve të 90-ta ishte rreth 500, ndërsa ky numër në vitet e fundit ka arritur në 3.000.
Duke vënë në dukje se gratë e mëparshme norvegjeze konvertoheshin në Islam si rezultat i martesës me burra muslimanë, gazeta thotë se, “Kjo prirje ka ndryshuar në mënyrë drastike. Tani, gratë po zgjedhin Islamin pas leximit dhe studimit të Islamit”.
Monica Salmouk, e konvertuar në muslimane për gazetën tha se ajo zgjodhi Islamin 4 vjet më parë, pas hulumtimit dhe leximit të numrit të librave rreth fesë.
Salmouk tha se vizitoi xhaminë e Qendrës Kulturore Islame (ICC) në Grenlandë të Oslos dhe zgjodhi të pranonte Islamin si fe të saj.
42-vjeçarja Solva Nabila Sexelin po ashtu tha se vendosi të konvertohej në Islam pas frymëzimit të azilkërkuesve muslimanë, të cilët ajo i ka ndihmuar.