1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nokia të fillojë prodhimin e telefonave me Android?

Më të lexuarat

Shumë njerëz të industrisë rënien e Nokia’së në treg gjatë viteve të fundit ia atribuojnë mbështetjës ekskluzive të kompanisë në platformën e Microsoft, Windows Phone, për të gjithë telefonat e saj të mençur.
Tani një analist argumenton se në qoftë se Nokia ka ndonjë shpresë për t’i rregulluar gjërat, ajo duhet ta bëjë shpejtë, dhe të fillojë me prodhimin e telefonave që bazohen në sistemin operativ të Google, Android.

Pierre Ferragu nga Bernstein Research thotë se Nokia duhet ta “marrë ilaçin, nëse nuk dëshiron ta sfidojë edhe më tej veten me gjendjen aktuale”, dhe të fokusohet në zgjidhje tjera të cilat ia mundësojnë asaj rikthimin në tregun global të telefonave.

Aktualisht, Nokia vazhdon të mbështetet në shitjen e telefonave të thjeshtë, për ta përballuar gjendjen financiarisht, siç është rasti i saj tani me modelet e linjës Nokia Asha.

Por tregu i këtyre telefonave është duke rënë ndjeshëm, prandaj kjo nuk është strategjia e duhur për prodhuesin e madh finlandez.
Edhe në tregun e Evropës Perëndimore, dërgesat totale të Nokia-së kanë rënë për më shumë se 30% nëse ato krahasohen me vitin e kaluar.

Mirëpo, ende mbetet të shihet nëse Nokia mund ta bëjë këtë, sepse marrëveshja e saj me Microsoft e lidh kompaninë me gjigantin amerikan, i cili megjithatë licencën për sistemin e saj operativ e ka shpërndarë edhe tek prodhuesit e tjerë, si Samsung, HTC dhe Huawei. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit