Nokia ka lëshuar disa detaje mbi shifrat e fundit të shitjes për linjën e saj të telefonave të rinj Lumia, të cilët bazohen në platformën e Microsoft, Windows Phone.
Në tremujorin e parë të vitit 2012, Nokia ka shitur më shumë se dy milionë modele të Lumia.
Për më shumë, Nokia gjithashtu zbuloi disa informacione tjera lidhur me rezultatet e saj financiare, mirëpo duket se kompania do të bie për 3 për qind në të hyrat e saj, krahasuar me pikën e rentabilitetit të cilën Nokia e kishte vitin e kaluar.
Do të jetë interesante të shihet nëse Nokia Lumia do të jetë linja vendimtare e telefonave që do ta shpëtojnë kompaninë nga rezultatet negative. /Telegrafi/kohaislame