1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nokia Lumia 920, ndër smartfonët më të preferuar me Windows Phone

Më të lexuarat

Sipas një studimi të fundit të kryer nga kompania e reklamave mobile Ad Duplex, Nokia Lumia 920 është smartfoni më popullor me Windows Phone.

Si Nokia ashtu edhe HTC kanë prodhuar smartfonë me Windows Phone në versione të ndryshme, por vetëm njëri prej tyre ka mbizotëruar. Sipas rezultateve të Ad Duplex, Nokia e ka mundur rivalin e saj duke prodhuar smartfonët më popullorë me Windows Phone 8.

Firma ka përpiluar edhe një infografik të shpërndarjes së tregut për Windows Phone, duke monitoruar aplikacionet Windows Phone që përdorin AdDuplex software development kit (SDK).

Duke u nisur nga kjo, rezultatet mund të konsiderohen deri diku të sakta, megjithatë ia vlejnë për të dhënë një panoramë të përgjithshme të ecurisë së sistemit operativ mobile për Microsoft-in.

SHBA konsiderohet si vendi me numrin më të madh të pajisjeve Windows Phone

Në aspektin e pajisjeve më të përdorura me Windows Phone, Lumia 710 mbetet më e përdorura me këtë sistem operativ.

Nokia ka aktualisht 80% të tregut të Windows Phone duke u konsideruar si prodhuesi më i suksesshëm për këtë sistem operativ, i ndjekur nga HTC, Samsung dhe LG. Po sipas këtij studimi, për momentin Windows Phone 7.5 mbetet versioni më dominues i Microsoft-it, duke zënë 94.8% të tregut ndërsa Windows Phone 8 kap 5.2%.

SHBA konsiderohet si vendi me numrin më të madh të pajisjeve Windows Phone. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit