Eksperti i njohur amerikan për Lindjen e Mesme parashikon revolucion të ri në Egjipt për shkak se vendi i cili udhëhiqet nga presidenti i grushtetit, Abdel Fetah Sisi, nuk është në gjendje të zgjidh problemet e vendit.
Noam Chomsky, analisiti i njohur politik dhe profesor në Massachusetts Institute of Technology, deklaroi për Aljazeeran se “regjimi ushtarak” në Egjipt nuk është në gjendje të zgjidh problemet reale me të cilat përballet vendi , duke shtuar se Egjiptin e pret një revolucion i ri dhe se, qeveria e tanishme tanimë nuk mund të mbështetet në përkrahjen financiare të vendeve të Gjirit të pasura me naftë.
Ai tha se “grushteti”, siç e quajti ai, duke menduar në rrëzimin e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi në vitin 2013, e ndaloi ngritjen e sistemit demokratik në këtë vend. Megjithatë, ai shtoi se Egjipti pati përfitime nga kryengritja, ndërsa këto përfitime forcuan dëshirën mbarëpopullore për ndryshime./IP