0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Njollat e zeza në historinë e Francës nuk harrohen

Më të lexuarat

Vazhdojnë të shqetësojnë ndërgjegjen e publikut ndërkombëtar masakrat në historinë e Francës, e cila ka kryer shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në kolonitë e saj në Afrikë.

Franca, me aktivitetet e saj koloniale të nisura në vitin 1524, formoi dominimin e saj në më shumë se 20 shtete në perëndim dhe në veri të Afrikës. Gjatë 300 viteve, 35 për qind e Afrikës mbeti nën kontrollin e Francës.

Vende të tilla si Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Benini në ato vite u përdorën si qendra tregtare për skllevër të Francës dhe të gjitha burimet në rajon u shfrytëzuan.

Historia e zezë e Francës në Afrikë

Në periudhën koloniale që zgjati 5 shekuj në rajon, kryengritjet në vendet që filluan luftën për pavarësi sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, u shtypën me dhunë ku humbën jetën më shumë se 2 milionë afrikanë.

Me dhunë u shtypën edhe revoltat e inicuara nga popujt e vendeve në të cilat Franca i vendosi të luftojnë në radhët e saj në luftërat botërore me premtimin e pavarësisë. Periudha koloniale që zgjati për 5 shekuj në rajon dhe luftërat për pavarësi u kushtoi jetën më shumë se 2 milionë afrikanëve.

Mijëra algjerianë u vranë nga ushtarët francezë gjatë protestave të nisura nga algjerianët të cilët kishin luftuar në radhët franceze me premtimin e pavarësisë pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ngjarjet e dhunshme vazhduan në mënyrë sistematike deri në vitin 1962, kur Algjeria fitoi pavarësinë e saj nga ngjarjet që në histori janë shënuar si masakra e “8 majit 1945 Setif dhe Guelma”.

Në luftën algjeriane për pavarësi për shkak të francezëve humbën jetën 1 milion njerëz.

Dihet që Franca, që nga viti 1830, e la shoqërinë algjeriane përballë një gjenocidi kulturor. Franca, përveç identitetit lokal të Algjerisë ka shkaktuar eliminimin në masë të madhe të historisë 300 vjeçare osmane. Gjithashtu ajo ka shndërruar shumë vepra kulturore dhe fetare në vend ashtu si ka dashur në mënyrën e saj.

Roli i Francës në gjenocidin më të madh në histori

Franca ka kryer gjithashtu shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në vendet ku ajo ka patur ndikim politik.

Është zbuluar se Franca ka luajtur një rol në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994, ku humbën jetën 800 mijë njerëz, gjenocid ky i cili llogaritet si një nga gjenocidet më të mëdha në historinë e njerëzimit.

Në raportet ndërkombëtare është reflektuar se menjëherë para gjenocidit në Ruanda trupat franceze në rajon duke mos e vlerësuar informacionin e inteligjencës që morën ishin larguar nga rajoni ndërsa disa ushtarë francezë kanë mbështetur vetë masakrat.

Më 23 qershor, Franca nisi Operacionin e Bruztë, me qëllim për të krijuar një zonë të sigurt për refugjatët në jugperëndim të vendit. Por shumë padi, gjyqe ndërkombëtare vazhdojnë ende kundër Francës e cila është përcaktuar se në vend që të parandalonte gjenocidin në Ruanda, ajo ka siguruar armë dhe informacione për qeverinë Hutu që ka kryer gjenocidin.

Një fakt ende i njohur për opinionin ndërkombëtar është edhe shprehja e përdorur nga ish presidenti i Francës, François Mitterrand, i cili në një intervistë në vitin 1998 për gazetën “Le Figaro” ka thënë “Nuk është dhe aq i rëndësishëm përjetimi i një gjenocidi në ato vende”.

Po ashtu edhe në lajmin që faqja franceze e internetit Mediapart publikoi në muajin shkurt me titull “Gjenocidi i Ruandës: Zbulohen gënjeshtrat e Francës” të bazuar në një dokument të Njësisë së Inteligjencës së Jashtme Franceze DGSE, shkruhej se Franca ka fshehur përgjegjësit e vërtetë të gjenocidit në Ruanda ku rreth 800 mijë pjesëtarë Tutsi u vranë nga milicët Hutu.

Franca bllokon qasjen në arkivat e gjenocidit

Franca, që është kritikuar si brenda vendit dhe ndërkombëtarisht me arsyetimin se ka qenë përkrahëse për një kohë të gjatë e qeverisë Hutu që ka kryer gjenocidin në Ruanda, ajo gjithashtu parandalon edhe qasjen në dokumentet e gjenocidit.

Pavarësisht se është hequr ndalesa “sekret shtetëror” mbi arkivat në lidhje me periudhën e gjenocidit, për shkak të një ndalese të dytë të vendosur nga ish-presidenti Mitterrand tek arkivat në fjalë nuk ka qasje.

Gjykata Kushtetuese e Francës në shtator 2017 hodhi poshtë kërkesën për qasje në arkivat e Presidencës në lidhje me periudhën e gjenocidit, e cila u bë nga një studiues që zhvillonte punime mbi genocidin e Ruandës.

Krahas kësaj, dihet se punëtorët, që vijnë nga vendet e shkatërruara ekonomikisht dhe që kanë përjetuar humbje të mëdha në luftërat për pavarësi kundër Francës, punësohen me pagesa më të ulëta dhe nën kushte më të rënda në krahasim me francezët./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit