1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Njohja e fytyrës, FBI investon 1 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka një buxhet prej 1 miliard dollarësh për projektin e vet të fundit: përdorimi i teknologjisë për njohje të fytyrës për të luftuar krimin.

I pagëzuar si projekti i Identifikimi i Brezit të Ardhshëm (NGI), ai tashmë është aprovuar në disa vende (si projekt pilot programi filloi në muajin shkurt) dhe, sipas NewScientist, pritet të shkojë në shkallë vendi në vitin 2014.

Përmirësimet dhe mundësitë e reja të NGI-së pritet të paraqiten përgjatë disa viteve. Sistemi do të ofrojë “shërbime të identifikimit biometrik të gjendjes-së-artit” dhe ofron “një kornizë pune elastike të mundësive thelbësore që do të shërbejnë si një platformë për funksionimin shumëformësor”.

Ndërmarrja prapa kësaj është Lockheed Martion Transporation and Security Solutions, për të cilën byroja thotë që fitoi një kontratë prej shumë milionë dollarësh që është me bazë një vjetore dhe potencialin deri në tetë vite më tepër.

Hollësitë se si funksionon saktësisht kjo janë të panjohura. Algoritmi që drejton teknologjinë do të jetë një çështje madhore në vitet e ardhshme: agjencia do të dëshirojë që ta mbajë atë të fshehtë ndërsa publiku, ose të paktën avokatët e privatësisë, duan që ta zbulojnë atë.

Sa i përket privatësisë, ja se çfarë thuhet në faqen e projektit:

Vëmendja për privatësi është përqendruar në NGI: NGI zhvilloi një analizë hyrëse të privatësisë në qershorin e vitit 2006. Një vlerësim për Ndikimin në Privatësi për Sistemin e Fotografisë Ndërshtetërore ka përfunduar për të vlerësuar pajtueshmërinë e NGI-së me Aktin për Privatësi.

Sistemi i Njoftimit të Incizimeve është duke u përditësuar për të reflektuar mundësitë e NGI-së. NGI po ashtu ka vazhduar përfshirjen me Bordin e Politikës Këshilluese të CJIS dhe Këshillin Kompakt.

Nuk është befasi që FBI për këtë thotë që është e ligjshme. Është më se e sigurt që kjo është e ligjshme dhe që qëllimi kryesor për këtë është që t’ua mundësojë zyrtarëve që të gjejnë dhe t’i kuptojnë më mirë dhe më shpejt kriminelët.

Brengosja më e madhe për këtë është se si kjo do të ndikojë për publikun duke e ditur që teknologjia për njohje në bazë të fytyrës është një testim madhor dhe mbase mund të jetë edhe i gabuar. Çka nëse të gjitha fotografitë e njerëzve janë kapur nga kamera por që të gjithë janë të pafajshëm? (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit