Ushtria siriane ka marrë kontrollin e Deir al-Zour, bastionit të fundit të madh të ISIS. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror i Damaskut. “Qyteti është tërësisht i lirë nga terroristët”, raportoi televizioni.
Raportime të tjera thonë se ushtria siriane dhe aleatët e saj po spastrojnë edhe xhepat e fundit të rezistencës.
ISIS e ka mbajtur nën kontroll qytetin që prej vitit 2014. Qyteti ishte i një rëndësie strategjike për shkak të afërsisë me kufirin irakian. /tesheshi.com