Ndërkohë që masat ndaj koronavirusit janë lehtësuar, njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm për t’u ruajtur prej tij. Disa zgjedhin të mbajnë maska, disa të tjerë shmangin vendet e mbipopulluara e disa bëjnë “shpikje” të padëgjuara më parë.
Në grupin e fundit hyn edhe një këpucar rumun, i quajtur Grigore Lup, ka krijuar disa këpucë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e disatancimit social pasi janë të stërgjatura në majë. Këpucët janë numër 75-a.
“Mund ta shihni që nëpër rrugë njerëzit nuk po e respektojnë distancimin social. Shkova në një dyqan dhe nuk kishte shumë njerëz, por prapë qëndronin pranë e pranë. Nëse dy njerëz që mbajnë veshur këto këpucë do të qëndronin përballë njëri-tjetrit, ata s’do mund të ishin më pranë se 1.5 metër”, -ka rrëyer Lup, i cili prodhon këpucë prej 39 vitesh.
Në dyqanin e tij, të hapur prej 2001-shit, Lup bën këpucë me porosi për klientët, si dhe për aktorët e teatrit. Ai u frymëzua për këtë model këpucësh nga disa këpucë që kishte bërë më parë për aktorët.
Deri më tani ai ka marrë 5 porosi për këto këpucë anti-covid, që atij i marrin 2 ditë për t’u krijuar, kërkojnë 1 metër katror lëkurë për t’u bërë dhe kushtojnë 115 dollarë.