Njësitë elite të Policisë së Kosovës ROSU bashkë me EULEX-in dhe zyrtarë tjerë ligjor do të ja mësyjnë të mërkurën Zupqit në Zubin Potok, në vendin ku në vitin 2011 u vra polici Enver Zymberi.
Gazeta Fjala mëson se në këtë vend të gjitha njësitë do të rikonstruktojnë ngjarjen e vrasjes së policit të ndjerë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Astrit Kolaj nga Prokuroria e Shtetit. Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë ngjarje.
Enver Zymberi, u vra më 26 korrik 2011 kur konvoji me të cilin udhëtonte ai, u sulmua rrugës për në pikën kufitare Porta 31. kohaislame